Rrjeti social Facebook ka krijuar një aplikim që u përket vetëm adoleshentëve.

Në këtë rrjet ka informacione se si të ruash dhe përdoresh të dhënat në plataformë, të kontrollosh eksperiencën në fushën e sigurisë si dhe të sinjalizosh mënyrën se si dëshiron t’i ndash gjërat apo se si të duken ato te të tjerët.

Gjithashtu ka edhe tregime dhe këshilla nga adoleshentë të botës dhe se si të veprohet nëse dëshiron të kesh pak pushim nga jeta sociale.

Portali është i disponueshëm në 60 gjuhë si dhe 10 këshillat e Liz Perle, konsulente amerikane për adoleshentët.

Për këtë faqe speciale Facebook është këshilluar me disa grupe rrjetesh si në Brazil, SHBA, Angli apo Itali.

Shpërndaj me