Atletja shqiptare Luiza Gega e cila merr pjesë në kampionatin Europian që po zhvillohet në Berlin, e ka mbyllur garën e 3000 metrave me pengesa në kohën 9 minuta 33 sekonda e 11 të qindtat, duke u renditur e dyta, në baterinë e saj kualifikuese. Në këtë mënyrë atletja shqiptare ka arritur të sigurojë kualifikimin në finalen e madhe që do të zhvillohet të dielën rreth orës 21:00.

Koha më e mirë e Luizës këtë vit është 9 minuta e 22 sekonda , e cila është koha e dytë më e mirë në këtë sezon nga te gjitha atletet garuese që marrin pjesë në këtë evropian. Për këtë shkak atletika shqiptare ka shpresa të mëdha se fituesja e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare në Tarragona edhe në evropianin e Berlinit do të fitojë medalje.

Shpërndaj me