EVN- Maqedoni dhe Birraria e Shkupit janë mes kompanive të shpërblyera për përgjegjësi shoqërore. Ministria e Ekonomisë i ndau çmimet për 22 kompanitë që kanë investuar në përgjegjësi shoqërore. Këtë vit 23% e kompanive janë të reja, që do të thotë se kompanitë e Maqedonisë bëhen gjithnjë e më shumë me përgjegjësi shoqërore, thonë nga Ministria. Më shumë projekte janë paraqitur në kategorinë “Investime në komunitet” por kompanitë mundën të aplikojnë edhe në katër kategoritë tjera, “Raporti ndaj të punësuarve”, “Sjellja etike”, “Marrëdhëniet në treg” dhe “Raporti ndaj ambientit jetësor”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...