EVN Maqedoni dhuroi aparat për diagnostikimin e hershëm të dëmtimit të dëgjimit tek të porsalindurit në spitalin e Kumanovës. Çdo vit në këtë spital lindin rreth 1400 fëmijë, të cilëve tani e tutje do tu bëhet ky kontroll, i cili deri tani bëhej në Shkup. Me zbulimin e hershëm, fëmijët mund të trajtohen në mënyrë të përshtatshme dhe në kohë dhe kështu të jetojnë më mirë, pavarësisht nga dëmtimi i dëgjimit.

Në botën e biznesit dhe industrisë kemi një rregull, dhe kjo është – vetëm ajo që është e matshme është gjëja e vërtetë. Unë mendoj se e njëjta gjë vlen edhe për mjekësinë, që vetëm nëse keni një mënyrë për të matur diçka, kështu mund ta dini, nëse keni një zgjidhje për atë problem. Dhe për këtë arsye unë jam shumë i kënaqur që me rekomandimin e Projektit “HOPE” kemi arritur të dhurojmë pajisje të projektuar për zbulimin e problemeve të dëgjimit dhe bëhet fjalë për një pajisje me cilësi të lartë “- tha  Shtefan Peter, kryetar i Bordit Menaxhues të EVN-Maqedoni.

ALSAT

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...