Me rastin e Ditës botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë, EVN zyrtarisht hapi qendrën e trajnimit plotësisht të rinovuar për punonjësit në Makedonski Brod. Në qendrën e trajnimit, mbi 1.000 punonjës nga i gjithë vendi, duke përdorur përmbajtje të re arsimore, do të jenë në gjendje të fitojnë aftësi dhe njohuri praktike në fushën e inxhinierisë elektrike, me theks të veçantë mbi cilësinë dhe sigurinë në punë.

“Natyra e biznesit tonë është specifike dhe i ekspozon punonjësit ndaj rreziqeve dhe sfidave të ndryshme. Përveç kësaj, infrastruktura e rrjetit gjerësisht të përhapur dhe vëllimi i punës gjatë menaxhimit të saj padyshim kanë ndikim edhe mbi mjedisin jetësor. Prandaj, një nga përpjekjet tona më të forta është kujdesia për shëndetin dhe sigurinë e punonjësve tanë dhe ruajtja e mjedisit. Në Makedonski Brod kemi ndërtuar një qendër modern trajnimi për t’i përgatitur punonjësit në mënyrë më adekuate për të përballuar sfidat e jetës së tyre të përditshme”, tha Harald Damerer, drejtor i Elektrodistribuimit, pjesë e Grupacionit EVN.

Në qendrën e trajnimit janë pajisur plotësisht më shumë se 2.500 m2 hapësirë të jashtme dhe 550 m2 hapësira të brendshme. Përmbajtjet përfshijnë: një terren trajnimi të jashtëm për ushtrime me rrjetë të tensionit të ulët dhe të tensionit të mesëm, një nënstacion kompakt, kabinete matëse, një hapësirë ekspozuese me materiale për instalim në rrjetë, një hapësirë me mjete të mbikëqyrura arsimore dhe pajisje për mbrojtje dhe shëndet në punë, eksponatë informativ për mbrojtjen e mjedisit, klasa dhe hapësira të përbashkëta për qëndrim dhe higjienë.

“Kemi ndërtuar qendrën e trajnimit në Makedonski Brod si kulminacion i përpjekjeve tona të vazhdueshme për sigurinë dhe shëndetin е punonjësve në punë. Në periudhën e fundit kemi zhvilluar një fushatë për ngritjen e vetëdijes së punonjësve lidhur me rëndësinë dhe mënyrat e mbrojtjes dhe shëndetit në vendin e punës. Në përmbajtjet arsimore, theksi është vënë mbi punën e duhur dhe cilësore gjatë ndërtimit, mirëmbajtjes dhe riparimit të rrjetës, por edhe mbi shërbimin e konsumatorëve”, tha Sasho Stojkoski, anëtar i Këshillit Drejtues të EVN Maqedoni.

EVN këtë vit ka fituar çmime të shumta për praktika më të mira në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë nga Këshilli kombëtar për siguri dhe shëndet në punë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...