EVN- Maqedoni dhe Birraria e Shkupit janë mes kompanive të shpërblyera për përgjegjësi shoqërore. Ministria e Ekonomisë i ndau çmimet për 22 kompanitë që kanë investuar në përgjegjësi shoqërore. Këtë vit 23% e kompanive janë të reja, që do të thotë se kompanitë e Maqedonisë bëhen gjithnjë e më shumë me përgjegjësi shoqërore, thonë nga Ministria. Më shumë projekte janë paraqitur në kategorinë “Investime në komunitet” por kompanitë mundën të aplikojnë edhe në katër kategoritë tjera, “Raporti ndaj të punësuarve”, “Sjellja etike”, “Marrëdhëniet në treg” dhe “Raporti ndaj ambientit jetësor”.

EVN-Maqedoni është e orientuar drejtë shfrytëzuesve të asaj, drejtë të punësuarve dhe përgjegjësisë shoqërore në vend. Prandaj ne gjithmonë krijojmë shërbime më të mira për shfrytëzuesit tonë, kujdesemi për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe i përmirësojmë mundësitë për të punësuarit tonë. Prandaj edhe këtë vit për zgjedhjen kombëtare për vitin 2029 aplikuam me tre projekte. Projekti i parë “Elektromobilitet me EVN”, projekti i dytë, “Duar të zëshme në EVN” dhe i treti “Qendra e trajnimit në Makedonski Brod- deklaroi Atanas Kovaçevski- EVN.

Konkurruam me projektin “Shkathtësi për sukses”, projekt më të cilin të rinjve në vend u mundësojnë t’i mësojnë shkathtësitë themelore në biznes për të filluar biznesin e tyre. Me këtë adresojmë disa çështje, para së gjithash dhe mbi gjitha, Birraria e Shkupit është që të rinjtë t’i mbajmë këtu dhe t’u ndihmojmë të fillojnë biznesin e tyre- tha Lambro Patçe, drejtor për marrëdhënie me publikun- Birraria e Shkupit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...