Ministrat e Financave të eurozonës i kërkuan sot koalicionit populist në qeverisje në Itali për rishikim të buxhetit, për të shmangur një konflikt serioz me Brukselin, gjë që mund të rrezikojë edhe vetë zonën euro.

”Unë shpresoj që Italia të pranojë bashkëpunimin miqësor të ofruar nga Komisioni me marrjen e masave të nevojshme’’, deklaroi francezi, Bruno Le Maire në nisje të një takimi me homologët e tij në Luksemburg.

Ai vijoi se ka rregulla në zonën euro, ne të gjithë përpiqemi t’i respektojmë.

Komisioni Europian u shpreh javën e kaluar se po përgatit vendosjen e sanksioneve financiare ndaj Italisë, me arsyetimin se nisja e një procedure disiplinore ishte e justifikuar për shkak të borxhit shumë të lartë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...