Kanë mbetur vetëm pak orë nga performanca e Jonida Maliqit në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64-t të Eurovision.

Ajo do të këndojë shqip këngën “Ktheju tokës”, por para kësaj ka një mesazh për cdo shqiptar në Shqipëri dhe botë që ta mbështesin në këtë konkurrim.

“Sot eshte mbremja per te cilen kam, kemi punuar me shume dashuri! Qe nga emocionet e para te Dhjetorit e deri ne keto çaste, jam rrethuar si kurre me pare me energjine e nje publiku te jashtezakonshme qe perkrahu, mbeshteti dhe kendoi me muaj te tere shqip #KthejuTokes! Per pak ore ngjitem ne skenen e Eurovision, aty ku miliona zemra ngrihen peshe! Nese mundeni dhe do ndiqni festivalin, ju ftoj te votoni Shqiperine me numrin #14! Jemi bashke ne kete sfide, une me fuqine e shpirtit tim, ju me televotimin! Ju dua! Pacim fat”, shkruajti këngëtarja në Instagram.

Nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e së shtunës që mbahet më 18 maj.

Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

‘Ktheju Tokës’ i kushtohet gjithë emigrantëve shqiptarë nëpër botë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...