Norma vjetore e inflacionit u rrit në prill në eurozonë në 1,7%, kundrejt 1,4% në muajin mars, sipas të dhënave paraprake të publikuara sot nga Zyra e Statistikave Europiane, Eurostat.

Kjo shifër është më e lartë se parashikimet e analistëve të anketuar nga ofruesi i shërbimeve financiare Factset, të cilët e përcaktuan në 1,6%.

Norma vjetore e inflacionit është pranë objektivit të Bankës Qendrore Europiane (BQE), për të cilën një inflacion më i ulët se 2,0% gjatë një viti konsiderohet si sinjal pozitiv për ekonominë.

Rritja e inflacionit shoqërohet me një rritje të inflacionit bazë (duke përjashtuar energjinë, produktet ushqimore, pijet alkoolike dhe duhanin, e cila për rrjedhojë përjashton produktet veçanërisht të paqëndrueshme), që arriti në muajin prill 1,2%, krahasuar me 0,8% në muajin mars

Loading...

Shpërndaj me

Loading...