Kombëtarja e Italisë ka mundur 3-0 Bosnja e Hercegovinën në transfertë dhe ka marrë fitoren e nëntë në po kaq ndeshje të luajtura në Grupin J. Acerbi (21′) Insigne dhe Belotti (53′) kanë qenë autorët e golave për ekipin e Mancin-it. Kjo ka qenë një ndeshje për statistikë, duke parë se Italia ka kohë që e ka siguruar kualifikimin në Europian dhe se Bosnja nuk mund ta kualifikohej nëpërmjet kësaj faze pas fitores 3-0 të marrë pasditen e sotme nga Finlanda kundër Lihtenshtejnit. Gjithsesi, boshnjakët do të marrin pjesën në fazën playoff si fitues të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

Ka marrë një fitore të thellë Spanja, që ka mundur 7-0  Maltën e vendit të fundit në Grupin F. Spanjollët, që e kishin siguruar një vend në Europian para këtij takimi, kanë shpërthyer në pjesën e dytë pasi e para u mbyll 2-0 falë golave të Morata-s (24′) dhe Cazorla-s (41′), Torres (62′), Sarabia(63′), Olmo (69′), Moreno (71′) dhe Navas (86′) kanë qenë autorët e pesë golave të tjetër të spanjollëve. Spanjollët kryesojnë grupin me 23 pikë, ndërsa në vendi i dytë është marrë nga Suedia, që ka siguruar kualifikimin në Europian pas fitores 2-0 të marrë këtë mbrëmje në fushën e Rumanisë. Berg (18′) dhe Quaison (34′) kanë qenë autorët e golave.

Danezët kanë mundur 6-0 Gjibraltarin falë golave të Skov (12′, 64′), Gytkjaer (47′), Braithëaite (51′) dhe Eriksen (85′, 94′).

Ka vuajtur pak më shumë Zvicra, që ka pritur 77 minuta për të gjetur golin e fitores kundër Gjeorgjisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...