Çaji i zi apo sikurse njihet në trojet shqiptare si çaj rusi, është një ndër pijet që përdoret më së shumti nga shqipëtarët.

Po duke e ditur se ky lloj i çajit ka emërtimin çaj i zi, është e habitshme se si në trojet shqiptare pothujase të gjitha familjet i referohen si çaj rusi.

Shumë herë është shtruar pyetja se pse i thonë çaj rusi, por jo që është shkruar shumë për këtë emërtim.

Çaji i zi në ish Jugosllavi, është importuar si produkt nga Rusia, dhe për këtë arsye, në atë kohë i janë referuar si çaj i rusit dhe jo si çaj i zi.

Edhe mënyra se si servohet ky lloj çaji në trojet shqiptare dallon nga vendet e tjera, pasi që në vendbanimet shqiptare edhe më tutje servimi i këtij çaji vazhdon në stilin turk, kurse vendet evropiane e servojnë në mënyrë tjetër. Ndërkohë, Anglia njihet si një ndër vendet që konsumohet më së shumti çaji i zi./KP

Shpërndaj me