Nëse nuk ju kujtohet, presidenti Trump e ka cilësuar Meghan Markle-in si “të keqe”, gjatë një interviste për The Sun. Në vitin 2016, Meghan është shprehur kundër Trump duke e quajtur “përçarës” dhe “paragjykues ndaj grave”. Kur presidenti Trump u pyet këtë vit se çfarë mendon për këto deklarata që dukesha ka bërë dikur, ai është shprehur:

“Nuk e dija këtë gjë. Çfarë mund të them? Nuk e dija që ishte e keqe.”

Prej kësaj deklarate, marrëdhënia e Trump me dukeshën, por edhe me Princin Harry nuk është aspak e mirë. Gjatë vizitës që Trump i bëri familjes mbretërore në muajin qershor, Meghan e shmangu takimin me të me pretekstin se ishte me leje lindjeje, ndërsa Harry qëndroi shumë ftohtë gjatë takimit, duke mos komunikuar aspak me presidentin.

Duket se takimi i radhës së Trump me familjen mbretërore është pikërisht sot. Kësaj radhe jo vetëm Meghan, por edhe Harry e ka shmangur takimin me presidentin e SHBA-së. Sipas një njoftimi zyrtar, pas nëntorit, Harry dhe Meghan do të marrin një pushim për t’iu përkushttuar familjes.

Me këtë rast shmangën edhe takimin me Trump, pa shumë zhurmë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...