Një fëmijë gjeni nga Belgjika do të diplomohet në nivelin Bachelor edhe pse është vetëm 9 vjeç. Laurent Simons është djaloshi i cili do të studiojë inxhinieri elektrikte në Eindhoven University of Technology, një drejtim që është jashtëzakonisht i vështirë edhe  për studentët normal.

Prindërit e vogëlushit nuk mund ta besojnë që fëmija i tyre arrin të përthith informacione me kaq shpejtësi por janë të lumtur që djali i tyre është një gjeni i vogël. Laurent rrjedh nga një familje mjekësh dhe prindërit nuk i besonin gjyshërve të vogëlushit kur thonin se ky djal është shumë i mençur dhe gjeni.

Edhe mësuesit janë habitur nga aftësia e këtij djaloshi duke i bërë teste të vazhdueshme deri ku mund të shkojë intelegjenca e djalit, i cili përveç inxhinierisë elektronike dëshiron që të studiojë edhe mjeksi.

Shumë institucione arsimore me renome në botë i kanë ofruar gjeniut 9 vjeçar programet e tyre studimore, pasi djaloshi vogël përveç që është intelegjent është i sjellshëm dhe shumë aktiv.

Prindërit e tij thonë se nuk duan ta orientojnë gjithmonë drejt mësimeve pasi dëshirojnë që të shijojë kohën e tij. Edhe pse Laurent nuk e ka problem këtë pjesë, në kohë të lirë ai luan me celular dhe është si gjithë fëmijët e tjerë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...