Agjencia Evropiane e Hapësirës, ESA, ka lançuar me sukses satelitin më të ri të saj në orbitë nga porti hapësinor evropian në Kourou, në Guajanën Franceze. Ky është lëshimi i dytë i një sateliti që do ti bashkohet një konstelacioni që formon sistemin evropian të të dhënave EDRS, që i mundëson përdoruesve të vëzhgojnë tokën thuajse në kohë reale, për të përshpejtuar kohën e reagimit në periudha emergjencash. Sateliti do të marrë pozicion mbi satelitët e vëzhgimit që rrotullohen në orbitën e ulët të tokës duke i mundësuar sistemit të mbajë një lidhje thuajse konstante. Më herët, këta satelitë mund të transmetonin informacion vetëm kur ishin në linjë direkte me stacionet e tyre tokësore, që mund të çonte në vonesa deri në 90 minuta për transferimin e imazheve. Lançimi i fundit u bë përmes raketahedhësit të rëndë Ariane 5. Gjenerata ariane e anijeve hapësinore ka qenë prej kohësh kryesorja për Evropën në garën globale hapësinore duke lançuar misione prej më shumë se 30 vitesh. ESA, e krijuar në 1975, ka 22 vende anëtare. Organizata prodhon lançues, anije hapësinore dhe të tjerë mekanizma që i nevojiten Evropës në pjesëmarrjen e saj në aktivitetet hapësinore globale.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...