Ernest Gjoka do të kthehet shumë shpejt në pankinën e një skuadre me pretendime për të fituar trofe e për të marrë pjesë suksesshëm në Kupat e Europës. Trajneri i cili si eksperiencë të fundit kishte atë në pankinën e Kukësit, do të kthehet të drejtojë por jashtë Shqipërisë, pasi pritet të firmosë për Shkëndijën e Tetovës. Që prej shkarkimit të Qatip Osmanit nga pankina e kuqezinjve, u përfol për afrimin e një trajneri nga Shqipëria për të marrë drejtimin e kësaj skuadre. Duket se pas shumë negociatash, u vendos që të afrohej Gjoka, i cili pritet që të firmosë në klubin e tij të ri dhe të nisë punën për të përgatitur skuadrën e cila është shumë larg objektivave të vet në këtë edicion. Aktualisht, Shkëndija e sheh veten në vendin e 6 në renditje, me vetëm 11 pikë pas 9 ndeshjesh, 9 pikë larg Vardarit kryesues që duket se edhe këtë sezon do të jetë rivali kryesor për fitoren e titullit kampion. Ndërkohë, edhe në Kupë ekipi nuk ka ende të sigurt kalimin në çerekfinale, ndonëse ka barazuar 2-2 ndeshjen e parë pikërisht ndaj Vardarit në fushën e këtij të fundit. /Vipsport/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...