Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij nuk do të kthehet prapa nga marrëveshja për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400

“Kemi përfunduar këtë biznes. Për ne, kthimi prapa është jashtë diskutimit”, tha Erdogan për kanalin e lajmeve Haberturk, duke iu referuar marrëveshjes së blerjes së sistemit rus.

Erdogan tha se Rusia do t’i dorëzoj raketat këtë korrik dhe shtoi se Turqia po ashtu është e hapur për oferta nga SHBA-të për blerjen e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot.

Zyrtatër e SHBA-ve kanë sugjeruar se Turqia duhet të blej raketa Patriot të SHBA-ve në vend të sistemit rus, duke argumentuar se S-400 është kundër normave të NATO-s./Anadolu Agency/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...