Turqia nuk do të ndërpresë operacionin që ka ndërmarrë në Siri kundër një milicie kurde të mbështetur nga Perëndimi, konfirmoi sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Pak rëndësi ka se çfarë thonë disa, ne nuk do ta ndërpresim këtë operacion kundër Njësive për Mbrojtjen e Popullit (YPG) në verilindje të Sirisë”, deklaroi Erdogan gjatë një fjalimi.

“Kemi marrë tashmë kërcënime si nga e djathta dhe nga e majta, na është thënë ‘ndaloni’. Ne nuk do të kthehemi pas”, nënvizoi Erdogan.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...