Dështoi edhe një tjetër përpjekje për të zgjedhur drejtorin e Entit Shtetëror të Revizionit. Edhe pse shqyrtimi fillestar i kandidatëve u vu në rendin e ditës të Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime, pika u hoq këtë pasdite. Debati për këtë është shtyrë pas pushimeve. Kryetari i komisionit Ilija Dimovski zbuloi se në lojë kanë qenë rreth dhjetë kandidatë, secila parti ka pasur të preferuarit e vet. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së, Dimovski thotë se është kreu i revizionit të shtetit të propozohet nga një parti opozitare dhe që një vendim i tillë të shndërrohet në ligj në të ardhmen.

Propozimi për udhëheqës të Entit shtetëror të revizionit duhet të vijë nga njëri prej grupeve parlamentare të partive opozitare. Kështu Qeveria do tregojë sinjal të fuqishëm se nuk ka çfarë të fshehë në mënyrën sesi i shpenzon paratë e buxhetit dhe do i besojë një personi profesionist, e jo partiak, por i propozuar nga njëra nga partitë opozitare që të udhëheqë me Entin shtetëror të revizionit- deklaroi Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Qëndrimi i BDI-së është se këtë muaj vështirë se mund të emërohet njeriu i parë i Revizionit shtetëror. Deputeti Artan Grubi thotë se nëse ka ndonjë marrëveshje politike për ndonjë kandidat të caktuar brenda koalicionit ose me opozitën, do të tregohet kur të vijë koha, gjegjësisht në Kuvend. Përgjigje të njëjtë morëm edhe nga koordinatori i LSDM-së Kostadin Kostadinov.

Atëherë kur do të ketë informacione konkrete, që mund të ndahet me publikun, ju siguroj se do të informoheni në kohë  ju mediat, me atë edhe opinion më i gjerë- tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Përndryshe, Enti Shtetëror i Revizionit është pa drejtor për gati dy vjet. Revizioni është shumë i rëndësishëm dhe një nga kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian pasi ky institucion është një mjet i Kuvendit për të kontrolluar të gjitha institucionet shtetërore dhe të qeverisë. Enti në këtë periudhë drejtohet nga zëvendësi Naser Ademi, i cili thotë se janë konstatuar dobësi, por ka edhe institucione që kanë bërë përparim në punën me fondet e buxhetit. Raporti i fundit për vitin 2017, i cili u shqyrtua sot nga Komisioni i Financave dhe Buxhetit, thotë se ka paraqitur mbi 20 raste në Prokurorinë Publike për shpenzime të paligjshme të parave publike nga institucionet shtetërore.

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...