Enisa është një vajzë nga Mali i Zi por që prej vitesh jeton në New York me familjen e saj dhe duket se do të jetë një tjetër artiste që ngjit majat ashtu siç Bebe Rexha, Dua Lipa apo edhe Rita Ora kanë bërë. Këngëtarja nuk është rastësisht në këtë ditë pasi është bërë e njohur nëpërmjet coverave të saj ku ka fituar shumë ndjekës dhe ka ngjallur interesimin e saj tek mediat. Ajo ka publikuar edhe dy projekte muzikore të sajat dhe tanimë është koha që të jetë në një menaxhim serioz në një nga degët e Atlantic Records një nga kompanitë menaxhuese më të mëdha në botë.

Lajmin e ka shpërndarë vetë Enisa në Instagramin e saj duke u shprehur e lumtur që tashmë do të jetë nën menaxhim të ri dhe mezi pret që të ndajë projektet e saja.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...