Qytetarët që kanë borxhe ndaj EVN-së nga muaji i ardhshëm do të marrin njoftime nga Furnizuesi Universal, i cili fillon me punë nga 1 korriku. E gjithë procedura mbetet e njëjtë, vetëm ka ndryshim të emrit të kompanisë, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Ndërkohë, po përgatitet një platformë e re digjitale në të cilën kompanitë tregtare të energjisë elektrike do të mund t’i publikojnë ofertat dhe qytetarët t’i shqyrtojnë çmimet dhe të vendosin se kush do t’i furnizojë me energji elektrike. Të premten, do të publikohet edhe çmimi i ri i energjisë elektrike, ndërsa Komisioni Rregullator i Energjetikës nuk pret tronditje të mëdha të çmimeve.

EVN HOME nga 1 korriku do t’i lëshojë njoftimet që i ka lëshuar furnizuesi paraprak rregullator, e ai ishte EVN Maqedoni. Koncepti i faturave, dorëzimi i faturave mbetet e njëjtë si më parë. Do të ndryshohet vetëm emri i kompanisë e cila nga 1 korriku do të fillojë t’i furnizojë konsumatorët në tregun e rregulluar të energjisë elektrike”-theksoi Marko Bislimovski,  kryetar i KRRE-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...