Terminali i shumëpërfolur në Jazhincë të Tetovës varet nga modernizimi i rrugës që shpie deri në vendkalimin kufitar. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, shprehet se kjo çështje do të shqyrtohet edhe në seancën e përbashkët të dy qeverive, asaj të Maqedonisë dhe të Kosovës. Leverdia e këtij projekti tek tani do të kontrollohet.

Bekteshi firmosi memorandum bashkëpunimi me homologun e tij nga Kosova, Valdrin Lluka, për projekte që kanë të bëjnë me energjetikën. Qeveria nuk heq dorë nga ideja për të investuar në objektet energjetike, Çebren dhe Galishtë. Bekteshi shprehet se ende janë duke u bërë përllogaritje nëse duhet të investohen para nga arka shtetërore ose të merret kredi. Ministri kosovar Lluka është pyetur se cilat janë planet e ardhshme të elektrocentralit “Kosova e Re”, për të cilin Banka Botërore nuk aprovoi para meqë ishte planifikuar të punojë me thëngjill, ndaj druhet se do të jetë ndotës i ri.

Në takimin mes dy ministrave u bisedua edhe për përmirësimin e lidhjes infrastrukturore që duhet të rezultojë me rritje të shkëmbimit tregtar. Autostrada nga Prishtina deri në Bllacë duhet të përurohet në një kohë të afërt, ndërsa punimet ndërtimore nga Shkupi deri në kufirin me Kosovën as që kanë filluar ende.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me