Diskografia shqiptare gjithmonë ka mirëpritur këngë të reja të cilat janë cilësuar si hite të vitit.

Por kësaj radhe industria muzikore shqiptare ka pritur një befasi me aktoren Leze Qena e cila duket se ju ka bërë konkurrencë madje edhe emrave më të njohur të tregut muzikor shqiptar. Ajo me performancën e saj “Lulja n’saksi” për kohë rekord në kanalin në YouTube ka arritur mbi 200 mijë klikime.

Kënga ende pa mbushur 48 orët e publikimit e cila është shkëputur nga seriali vendor “Çka ka shpija” po arrin sukses të jashtëzakonshëm.

Madje në rrjete sociale kanë nisur të qarkullojnë shumë video ku shfaqen duke e kënduar projektin hit të vitit 2019.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...