Ne nga këto anë kemi një shprehje, ‘kur të këqijat të vinë, hape derën.’

Edhe Kevin Hart nuk duket se për momentin nuk po kalon ditët më të bukura të jetës së tij. Pas një aksidenti të rëndë që kaloi, ai tani do ta gjejë vetën në mes të një lufte ligjore për 60 milion dollarë.

Një grua që u shfaq në një ‘video seksi’ në vitin 2017 me Kevin Hart, tani po hedh në gjyq komedianin dhe të tjerët për 60 milion dollarë.

Sipas një dokumenti të marrë nga E!News, modelja 28-vjeçare Montia Sabagg pretendon se ajo ishte incizuar në fshehtësi duke kryer marrëdhënie me Hart në një dhomë hoteli në Las Vegas. Në ankesën prej 38 faqesh, Sabagg akuzon Hart, Jonathan “JT” Jackson, Cosmopople of Las Vegas dhe kompani të tjera të lidhura me veprim të qëllimshëm që ka shkaktuar shqetësim emocional, shkelje të intimitetit dhe neglizhencë.

Në atë kohë, Hart iu drejtua incidentit publikisht dhe pretendoi se atij i ‘ishte punuar pas shpine’. Pas pak, Sabagg mbajti një konferencë për shtyp së bashku me avokatin e famshëm Lisa Bloom për të mohuar akuzat për gënjeshtra.

Tani dy vjet më vonë, Sabagg po akuzon Hart se i lejoi mikut të tij, JT Jackson, të “krijonte një pajisje të fshehur të regjistrimit të videove” në dhomën e hotelit ku dhe u regjistrua marrëdhëniet e tyre seksuale./Enews/prive/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...