Edhe pse më shumë se gjashtë muaj ministri i financave Tevdovski nuk e miraton rregulloren për rezervat e naftës, ai sot fitoi edhe nëntë muaj për të bërë analiza. Ai tha se rregullat e reja me të cilat do të rregullohet pagesa për kompanitë për ruajtjen e rezervave të naftës, do të jenë gati deri në fund të vitit.

Qëllimi jonë është të mbyllet kjo sa më shpejtë, sigurisht këtë vit. Por ne gjatë miratimit të asaj rregulloreje për ruajtjen e rezervave të naftës kujdesemi për ruajtjen e interesave të qytetarëve, gjegjësisht të caktohet çmim që do jetë në interes të qytetarëve”- tha Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Paraprakish edhe kolegët e tij në Qeveri, Koço Angjushev dhe Kreçnik Bekteshi konfirmuan se në tetor e kanë autorizuar Tevdovskin ta përgatitë rregulloren. Ndërsa në adresë të Qeverisë vijnë kritika nga Bashkësia energjetike evropiane, se në vend ekziston ligj për rezervat e naftës, por ai nuk zbatohet. Në vit shteti në këtë bazë grumbullon rreth 9 milionë euro, ndërsa paratë nuk shpenzohen si duhet. Problem shtesë është ajo që kemi informacion të konfirmuar publikisht se kompanitë që ruajnë rezervat e naftës në periudhën e kaluar nuk janë paguar, kjo situatë e palejuar në treg. Vlerësohet se shpenzimet e kompanive të naftës për deponimin e rezervave të naftës shkojnë deri në 4 milionë euro në vit. Ndërsa qytetarët me çdo litër karburant të blerë shtetit i paguajnë prej 30 deri në 89 denarë për rezervat e naftës. Për momentin shteti rezerva nafte ka për 60 ditë, ndërsa sipas rregullave duhet të ketë rezerva për 90 ditë. Kontestuese është edhe cilësia e rezervave pasi ato nuk ripërtërihen shpesh. Rezervat e naftës ruhen që shteti të mund të intervenojë në rast të nevojave urgjente në ndonjë krizë eventuale.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...