Moti i keq, Roma e Milano pezullojnë m...
Italia dhe Greqia po përjetojnë prej ditës së enjte një mot të keq me shi dhe dëborë. Në disa qytete italiane ...
Lexo më shumë...Sa do të jetë dhe kur mund të pritet rritje e paralajmëruar e pagës minimale, mbetet sekret për opinionin. Bisedimet që Qeveria i zhvillon me punëdhënësit, sindikatat dhe Odat edhe më tej vazhdojnë. Edhe krahas paralajmërimit optimist të kryeministrit Zaev se për rreth një muaji do të rritet paga minimale, sipas të gjitha gjasave, kjo do të shtyhet.
“Për momentin zhvillohen diskutime për rritjen e pagës minimale me të gjitha palët e përfshira, sepse ne si Qeveri jemi angazhuar për dialog social me të gjithë partnerët mes të cilëve sindikatat, punëdhënësit dhe Odat ekonomike. Të mos kalkulojmë me shifra derisa të përkufizohet saktë, si çdo politikë që deri më tani e kemi krijuar në mënyrë transparente, publike, me të gjithë partnerët. Edhe kjo çështje do të publikohet në opinion kur të jetë e përfunduar”.- theksoi Milla Carovska- ministre e punës dhe politikës sociale
Pasi në opinion ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi publikoi informacionin se lartësia e pagës minimale do të jetë 15.500 denarë, Qeveria menjëherë përgënjeshtroi me qëndrimin se edhe më tej po zhvillohen bisedime. Kjo lartësi e pagës minimale shkaktoi reagime nga biznesmenët, të cilët thonë se mund të jetë rritja më e madhe, por të ngrihen kontributet. Sindikata nga ana tjetër kërkon rritje prej 1000 denarëve apo gjithsej 13.500 denarë, sa edhe janë shpenzimet për ushqim. Megjithatë, përllogaritjet e një pjese të ekonomistëve janë se niveli maksimal i pagës minimale është deri më 13.000 denarë sepse mbi këtë shumë, një pjesë e kompanive nuk do të jenë më rentabile.
Andrea Çobanova
Italia dhe Greqia po përjetojnë prej ditës së enjte një mot të keq me shi dhe dëborë. Në disa qytete italiane ...
Lexo më shumë...Policia njofton se në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj janë arrestuar 13 të dyshuar, njëri serb shtetas...
Lexo më shumë...Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas fitores së kryeministrit britanik Boris Johnson në zgjedh...
Lexo më shumë...Institucionet qeveritare dhe kompanitë private në Spanjë gjithnjë e më shumë janë të ekspozuara ndaj sulmeve k...
Lexo më shumë...