Është njëra nga artistet shqiptare e cila tërheq vëmendje gjithnjë dhe thuajse në çdo paraqitje të saj.

Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia, teksa është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale dhe në Instagram numëron mbi dy milionë njerëz.

23-vjeçarja së fundmi ka publikuar një fotografi atraktive nga një jaht super luksoz, ndërsa e shoqëron me një mesazh interesant.

“Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë, por është më mirë të qash në jaht(sidomos kur janë lotë gëzimi)”, ka shkruar krahas këtij imazhi artistja shqiptare.

Këtë vit, e njëjta ka qenë mjaft aktive si në projekte e po ashtu edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore.

Enca gjithashtu u bë pjesë edhe e filmit “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, ku siç është paralajmëruar do ketë një rol mjaft të veçantë. /Telegraf

Loading...

Shpërndaj me

Loading...