Atalanta ka humbur mundësinë për t’iu bashkuar përsëri Milanit në vendin e katërt të Serisë A dhe për të vazhduar luftën për pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve,. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gatuzo, për këtë duhet të falënderojnë Empolin e Frederik Veselit, i cili për 90 minuta i ka rezistuar furisë së sulmit më të frikshëm të Serisë A. Në fund, një barazim 0-0 që mban Atalantën 2 pikë larg zonës së Ligës së Kampionëve, ndërsa Empoli merr një pikë të rëndësishme për mbijetesën në Serinë A, pasi aktualisht është në zonën e  ftohtë të klasifikimit. Në këtë sfidë, Veseli luajti gjatë 90 minutave si zakonisht në prapavijën e Empolit, ndërsa Gjimshiti dhe Berisha ndoqën takimin nga stoli.

Loading...

Shpërndaj me