Edon Muahxheri – artist multidimenzional, në Ditët e kulturës shqiptare në Cyrih të Zvicrës do të prezentoj shkronjat e para shqipe nga Evëtari i Naum Veqilharxhit, abetarja e parë e gjuhës shqipe e vitit 1844, të risjellura, të ripërpunuara dhe ridizajnuara nga vetë ai. Ai tregon eksluzivisht idenë e tij për këtë projekt madhor me vlerë kombëtare për gjithe shqiptarët dhe të tjerët.

Projekti i Edon Muhaxherit ka tërhjequr vëmendjen edhe të mediave botërorë. Ai madje është intervistuar nga Stiven Heller. Edon Muhaxheri me këtë punë dëshiron të inspirojë edhe artistë tjerë shqiptar meqe thote se ka shumë pasuri kombëtare kulturore për të hulumtuar e zbuluar dhe nuk mjafton vetëm një artist të merret me to.

Edon Muhaxheri – artist multidimenzioal, në Cyrih do të prezentoj një verzion të shkronjave të para shqipe si dhe do të mbaj një ligjeratë për rininë shqiptare që jeton atje, që të merret më shumë me kulturën shqiptare dhe mos ta harrojnë gjuhën shqipe që është çelësi i suksesit për gjithëçka.

 

Loading...

Shpërndaj me