Zhvillime të vrullshme në Maqedoninë e veriut. Dhe kështu do të ndodh deri më 12 prill, ditën e zgjedhjeve parlamentare, një ditë e rrallë e demokracisë, në të cilën qytetari do të shpreh vullnetin e tij politik. Kuvendi në vend që të shpërbëhej të mërkurën, vazhdon të funksionojë deri të dielën dhe të miratojë ligjet, të cilat i kanë ngelur për aprovim. Në anën tjetër brenda qeverisë teknike, VMRO-DPMNE-ja vazhdon me politikën e saj kundër emrit të ri të shtetit, ndërsa LSDM-ja nuk ndjehet komode që brenda pushtetit ka opozitën maqedonase. Ndonëse një javë e ngarkuar politike, lajmi i mirë është se Maqedonia formalisht po bëhet anëtare e 30 e NATO-s.

Mbi këto dhe mbi koalicionin opozitar në studion e Rruga drejt në ALSAT të ftuar kemi: Abdush Demiri- përfaqësues i Lëvizjes BESA; Remzi Memedi- nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe  Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...