Kuvendi miratoi Ligjin për amnistinë e 27 prillit. Ligji nuk do t’i përfshijë dhunuesit dhe organizatorët e dhunës më 27 prill në Kuvend. Ligji u mbështet jo vetëm nga shumica parlamentare por edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe pse amendamenti i tyre për amnisti të përgjithshme nuk u pranua. Ligji nuk u mbështet nga Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa e Kasamit dhe Besa e Gashit si dhe deputeti i PLD-së, Goran Milevski. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili më së shumti e pësoi nga 27 prilli miratimin e Ligjit për Amnisti e cilësoi si vrasje të dytë ndërsa ata që e mbështetën i quajti keqbërës.Mbi amnistinë në “Rruga drejt…” të ftuar janë: Rexhail Ismaili, deputet i BDI-së; Remzi Mehmedi, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Mazllam Osmani, përfaqësues i Lëvizjes BESA.

Loading...

Shpërndaj me