“Mini-shengeni ballkanik” ka bashkuar rreth një ideje Shqipërinë me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka përçarë dukshëm shqiptarët në Ballkan, duke nxjerr në pah dallimet e mëdha mbi të ardhmen e Ballkanit midis liderëve të Kosovës dhe kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama. Mini-shengeni lehtëson komunikimin mes shteteve të Ballkanit, por ka ngritur mure në komunikimin mes shqiptarëve, madje liderët kanë shkëmbyer edhe kritika të ndërsjella. Edi Rama është shprehur se nuk e sheh të udhës që të njoftojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin në detyrë, Ramush Haradinaj mbi idenë dhe përparësitë e bashkëpunimit të ri rajonal. Mbi mini-shengenin dhe divergjencat që janë paraqitur në mes liderëve politik shqiptar të Ballkanit në Rruga drejt sonte debatojmë me: Nazmi Ejupi, nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore; Vebi Xhemaili, profesor universitar i historisë dhe Fati Iseni, gjithashtu profesor i historisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...