Ligji për gjuhët është shndërruar në “mollë sherri” mes partnerëve të koalicionit qeveritar. I miratuar dhe më pas i padekretuar nga presidenti Ivanov ky ligj i cili avancon përdorimin e gjuhës shqipe në nivel zyrtar shkaktoi përplasje të mëdha politike mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, ndërsa të zëshëm në kundërshtimin e tij ishin edhe një pjesë e madhe e intelektualëve maqedonas. Për këtë dhe çështje të tjera në studion e “Rruga drejt…” flasin: Edmond Ademi, ministër në qeverinë Zaev dhe anëtar i kryesisë së LSDM-së, Xhevat Ademi, deputet dhe përfaqësues i BDI-së dhe Lulzim Aliu, përfaqësues i Lëvizjes BESA që drejtohet nga Afrim Gashi.

 

Shpërndaj me