Drejtësia sikur ka harruar Maqedoninë e Veriut Nuk duket as në horizont, pritjet ishin tepër të mëdha se më në fund në vendin e padrejtësive të mëdha do të vendoset rendi dhe ligji. Si gjithmonë kur ka pritje të mëdha edhe zhgënjimet janë maksimale! Pavarësisht prezumimit të pafajësisë, deri më tani nuk ka rënë asnjë kokë e madhe politike në burg. Së fundmi Katica Janeva vuri kapakun, nga prokurore për drejtësi u bë prokurore ndaj së cilës do të zbatohet drejtësi.

Mbi drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, se kush e ka në dorë të njëjtën politika apo prokurorët dhe gjykatësit në Rruga drejt debatojmë me: Nuri Bajrami, anëtar i Komisionit të Anti-korrupsionit; Bashkim Selmani, profesor universitar dhe Ismet Ramadani, këshilltar i kryeministrit.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...