Maqedonia e Veriut nuk i shmanget traditës së historisë më të re politike, që të organizojë zgjedhje parlamentare, por të parakohshme! Më 12 prill qytetarët, të paktën ata që do të mbeten këtu dhe ata që do të vijnë nga jashtë për të votuar, do të mund të vendosin për pushtetin e ardhshëm. Ngjashëm si në vitin 2008, kur Maqedonia nuk mori ftesë për anëtarësim në NATO, zgjedhjet e parakohshme shpallen pasi vendi nuk morri datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Opozita shqiptare vlerësoi se fajtor për datën është qeveria, jo BE-ja?
I ftuar në Rruga drejt është lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili do të jetë në bashkëbisedim me Blerim Hysenin dhe Zoran Quka!

Loading...

Shpërndaj me

Loading...