Në pritje të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, opinioni politik në Maqedoninë e Veriut vazhdon të jetë i preokupuar me rastin “Reket” apo “Zhvatja” dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë. Në ditën kur u bë promovimi i 37 kandidatëve të rinj që kanë përfunduar Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë, u shtua numri i të dyshuarve për rastin në fjalë, madje duke përfshirë edhe një politikane, ish nënkryetaren e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Frosina Remenski! Në vlugun e zhvillimeve dramatike sa i përket këtij rasti dhe proceseve gjyqësore në vend, mediat raportuan se Komisioni i Venecias konteston disa pjesë të Ligjit të gjuhëve, gjë që edhe më shumë e vështirëson zbatimin e tij.

Mbi këto dhe zhvillime tjera politike në Rruga drejt, në duel mes tyre janë: Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i çështjeve evropiane dhe
Antonio Milloshoski, deputet dhe ish ministër i Jashtëm.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...