Në fund-vit vazhdojmë të trajtojmë aktualitetin politik, e më aktuale se mbajtja e zgjedhjeve më 12 prill momentalisht nuk ka. Opozita kërkon me ngulm mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin që ven, edhe atë në prill, ndërsa kryeministri Zoran Zaev herë thotë se do të mbahen më 12 prill e herë kërcënohet se nëse opozita bllokon Kuvendin sidomos sa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve, zgjedhjet edhe mund të shtyhen! Pavarësisht deklarimeve të këtilla, partitë politike kanë ndezur makinerinë e tyre propaganduese dhe po bëjnë veprime sikur zgjedhjet do të mbahen më 12 prill! BDI-ja mbajti kongresin e saj, në të cilin rizgjodhi me asnjë votë kundër Ali Ahmetin për kryetar, ndërsa opozita shqiptare bën aktivitete të ndryshme që në fokus kanë delegjitimin e BDI-së, por nuk ka asgjë të re sa i përket koalicionit parazgjedhor midis partive shqiptare! Në studio mbi zgjedhjet dhe koalicionet do të debatojnë: Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së; Elmi Aziri, nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët dhe Kastriot Rexhepi, nënkryetar i Lëvizjes BESA.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...