Në këtë emision bëjmë vizitë në spitalet Acibadem në Stamboll, ku do flasim me dy nga mjekët më të mirë jo vetëm në Turqi por edhe në Europe dhe botë. Gjatë bisedës me Dr. Memet Özek – neurokirug pediatrik, ai thekson që fatkeqësisht asnjë nga mjeket nga vendi ynë nuk ka shfaqur interes për t’u specializuar dhe edukuar në këtë fushë, por megjithatë dyert janë gjithmonë të hapura.

Dr. Tayyar Sarioglu – pioner i kardiokirurgjisë pediatrike në Turqi na tregon që Acıbadem Sistina  në Shkup tashmë ka filluar të aplikojë përvojen e kirurgjisë kardiake pediatrike në Turqi. Të gjithë nderhyrjet në Acibadem Sistina kryhen nga mjekë vendas të trajnuar dhe specialist në këtë fushë, por nën mbikëqyrjen dhe këshillat e prof. Dr. Tayyar Sarioglu. Ekipi mjekësor në Maqedoninë e Veriut është në krye me dr. Vlladimir Çadikovski- kardiokirurg i vetëm për fëmijë  i licensuar në shtetin tonë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...