Në emisionin “Magazina ekonomike”, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do ti shpjegojë detajet e Ligjit për Automjetet. Do të shohim se cilat makina mund të importohen dhe si planifikojnë të zvogëlojnë përdorimin e makinave që ndotin. Pra, do të flasim për eko-etiketat dhe nëse ato janë një ide e mirë. Ministri njoftoi subvencionin e instalimit të bombolave të gazit në automjete. Në bisedën e dytë, Ministri i Transportit dhe lidhjeve do të përgjigjet për atë që na intereson të gjithëve, nëse do të kemi avio-biletë të lirë jo vetëm për të udhëtuar jashtë vendit, por edhe tanët të vijnë më lehtë në atdheun e tyre. Natyrisht, ai do t’i përgjigjet edhe pyetjes kur do të lidhemi me autostradë, me Kosovën.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...