Ahmeti porosit maqedonasit qe te mos manipulohen, pasi me npropozimin ne e fundit te ndermjetesit Nimic nhjuk preket identiteti por ndo te ndryshohet vetem parashtesa FYROM.

"Duhet të krijojmë atmosferë te opinioni vendas dhe ai ndërkombëtarë se duhet të zgjidhjet çështja e emrit dhe të arrihet kompromis, gjithashtu duhet ti shpjegohet opinionit se sa i përket ndryshimit të emrit ajo ka të bëj vetëm ke këtë: ndërrohet emri dhe jo identiteti dhe gjuha" – deklaroi ndër të tjera, Ali Ahmeti.

Zgjidhja e çështjes së emrit dhe arritja e një kompromisi me palën greke ishte arsyeja e vizitës së Ahmetit në SHBA.

“Interesimi i SHBA-ve dhe ndihma e tyre është e jashtëzakonshme. Ata na përkrahin në zgjidhjen e krizës. Kërkesat tona kanë qenë shumë legale dhe legjitime. Zgjidhja e emrit kontribuon që vendi të futet në binarë të një paqeje të përhershme që është me rëndësi të madhe për vendin dhe mbarë rajonin”,deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Sipas Ahmetit marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore ndikojnë në zgjidhjen e çështjes së emrit, që nënkupton edhe anëtarësinë të Maqedonisë në NATO dhe marrjen e datës përfillim të negociatave.

Ai madje shprehet se pala maqedonase duhet të jete e shqetësuar dhe jo pala greke sepse sipas Ahmetit pala greke është brenda shtëpisë derisa ne pretendojmë të futemi në atë shtëpi. Ahmeti në ‘Rruga drejt…’, tha se në këtë temë ka biseduar hapur edhe me partnerin e koalicionit, njëherit kryeministër i vendit, Nikolla Gruevski.

“Unë kam biseduar shumë hapur me zotin Nikolla Gruevski, kam folur për nevojën e zgjidhjes së çështjes së emrit, sepse nuk mund të jesh vend rahat po që se me fqinjët ke probleme. Kam folur për të gjitha rreziqet që mund të vijnë si pasoj e moszgjidhjes së çështjes së emrit. E rëndësishme për ne që sa më parë të arrihet kompromisi dhe të zgjidhet çështja”.

Ahmeti në Rruga drejt tha se edhe shqiptarët duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së emrit, sepse nuk mund të anashkalohet një popull që është 30 për qind.
“Nëse ne nuk pajtohemi me një zgjidhje që mund të ofroj negociatori Nimic, ne mund të prishim punë sepse jemi 30 për qind dhe ai 30 për qind duhet të reflektoj në këtë çështje. Ne nuk mund ta zgjidhim por edhe pa ne zgjidhje nuk ka. Ne nuk mund të jemi të paanshëm”,deklaroi Ahmeti në emisionin e sotëm ‘Rruga drejt…’ .

Çfarë do bëni ju në rast se nuk zgjidhet çështja e emrit?

“Ne mendojmë edhe tjetrën. Krijohet krizë, BDI braktisë qeverinë dhe institucionet. Ku do të shkoj BDI, në pikat pagesore, para parlamentit,në bulevard, të bëjmë retorike…?

BDI në e njohin si parti që do të dal në mal?

“Po që se BDI braktis qeverinë, atëherë bllokohen institucionet. Ne mbajmë llogari dhe përgjegjësi për shqiptarët, por edhe për maqedonasit, sepse ne nuk jemi parti e ndonjë shteti tjetër. Politika e BDI-së shkon në drejtim të zgjidhjes së problemit, në drejtim të mbylljes së këtij kapitulli. Nuk them që të presim edhe 5 vjet, por duhet të krijojmë atmosferë te opinioni për kompromis të mundshëm. Duhet të shpjegohet tek opinioni se bëhet fjalë vetëm për emrin dhe jo për identitetin. Sepse nuk durojmë të quhemi ish Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM)”, tha Ali Ahmeti,kryetar i BDI-së. Alsat-M

Loading...

Shpërndaj me

Loading...