Ish sulmuesi i FC Shkupit, Emanuel Mbella, do të jetë përforcimi I fndit për skuadrën nga Kosova, KF Gjlani. Futbollisti kamerunas me pasaportë franceze ka firmosur kontratë 6 mujore, me mundësi vazhdimi me skuadrën e Gjilanit. Mbella te FC Shkupi zhvilloi 28 ndeshje dhe realizoi 3 gola, ndërsa gjatë karrierës së tij, veshi fanellën e Bylisit në Shqipëri. Ndryshe skuadra e Gjilanit stinorin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar e mbylli në pozitën e 8-të me 26 pikë të tubuara, 8 pikë më pak se liderri, KF Llapi.

Loading...

Shpërndaj me