Kantautori Elton John duket se nuk po kalon një periudhë të mirë shëndetësore, që ka ndikuar drejtpërderjt edhe në karrierën e tij. Teksa ndodhej në një koncert në Zelandën e Re këtë të dielë, John 72 vjeç u detyrua ta linte performancën në mes, pasi nuk po mundej dot më të këndonte.

Teksa ndodhej i ulur në piano, Sër Elton John për disa çaste përkuli kokën dhe u pa të derdhte lot; ai nuk mund të këndonte pasi po ndjenkte se nuk kishte zë.

“Kam humbur tërësisht zërin tim. Nuk mund të këndoj. Duhet të shkoj, më vjen keq”; u dëgjua të thoshte muzikanti i njohur, teksa publiku që kishte mbushur stadiumin Oklandit nisën të brohorasin e të thërrisnin ermin e tij teksa 72 vjeçari po largohej nga skena.

Prej kohësh Elton John vuan një lloj pneumonie jo e zakonshme, një infeskion në mushkëri shkaktuar nga baktere.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...