Elseid Hysaj vazhdon të jetë futbollisti më paguar shqiptar në Serinë A. E përditshmja italiane “La Gazzetta Dello Sport” ka publikuar të gjitha rrogat neto që përfitojnë futbollistët në klubet e elitës italiane. Hysaj përfiton 1,6 milionë euro neto në vit, duke qenë gjithsesi futbollisti i 12 më i paguar në klubin italian. Pas tij, mes atyre që veshin fanellën kuqezi, është Tomas Strakosha, me 1,2 milionë euro neto në vit, një përmirësim i ndjeshëm vit pas viti, pasi tre edicione më parë e kishte nisur me 100 mijë euro. Një rrogë prej 1 milion eurosh është ajo që përfiton Berisha te SPAL, ndërsa duket e çuditshme se si Gjimshiti mbetet ende me një pagë modeste te Atalanta, vetëm 400 mijë euro, edhe pse është titullar i paprekshëm dhe do të luajë në Ligën e Kampioneve.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...