Mesfushori i Napolit dhe Maqedonisë, Elif Elmas, ka zhvilluar në nivel të lartë eliminatoret e Evropianit të vitit 2020. Ai deri më tani ka shënuar 4 gola, që e bën golashënuesin e parë tek Maqedonia, por edhe një ndër më të mirët në Evropë, për sa i përket mesfushorëve ofenziv. Vetëm Xhorxhino Vajnalldum ka efekt më të mirë në eliminatoret evropiane, pasi ka shënuar një gol më shumë. Katër gola kanë shënuar edhe Ros Barkli nga Anglia, Xhon MekGin nga Skocia dhe Amer Gojak nga BeH. Maqedonia në muajin nëntor do të zhvillojë dy ndeshje eliminatore, në të cilat Elif Elmasi, mund të përmirësojë efektin e tij në fanellën e Maqedonisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...