Skuadra e Fiorentinës eliminoi Atalantan dhe kaloi në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku përball do të ketë Interin. Patrik Kutrone do të kthehet në “San Siro”-n e tij, sërish përballë zikaltërve, nga derbi i Kupës së Italisë, dy vite më parë, kur pikërisht ai e eliminoi Interin. Sulmuesi italian shënoi pas 11 minutash ndaj ekipit të Gasperinit, teksa më pas në pjesën e dytë Iliçiç ktheu barazpeshën, deri kur Pezzella doli me karton të kuq. U mendua se për skuadrën “vjollcë” gjithçka do të mbaronte, por Lirola gjeti golin për 2-1. Skuadra vendase u mbrojt deri në fund të takimit dhe morri kualifikimin në çerekfinale. Atalanta largohet kështu, së bashkë me Berat Gjimshitin nga Kupa e Italisë, edhe pse në edicionin e kaluar ishin në finale.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...