Shoqëria aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut, ish ELEM-i, sot shpalli thirrje publike për prokurimin e makinerisë ndihmëse për nevojat e TEC Manastirit në vlerë prej 18 milion eurove. Planifikohet të blihen 47 copë makineri për gërryerjen e qymyrgurit. E njëjta shpallje publike u bë edhe në vitin 2017 nga ish udhëheqja e ELEM-it, por udhëheqja e re të njëjtën e anuloi me arsyetim se kompania atëherë ka qenë e zhytur në borxhe dhe nuk ka pasur para të mjaftueshme.

Në dhjetë vitet e fundit për angazhimin e makinerisë ndihmëse nga kompanitë e jashtme TEC Manastiri ka paguar më shumë se 90 milion euro. Për këtë prokurim kemi paraparë 19 milion euro, edhe atë me të gjitha llogaritjet e kostos, duke përfshirë makineri, shërbim, burime njerëzore dhe gjithçka që nevojitet, megjithatë është më e leverdishme sesa marrja me qira e pajisjeve- deklaroi Vasko Kovaçevski – Drejtor gjeneral i SH.A ESM.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...