Futbolli është gjithçka edhe në kampionatet kombëtare të vendeve të Amerikës së Jugut. Tifozët janë të jashtëzakonshëm, edhe pse hera-herës e teprojnë me mbështetjen e tyre. Më saktë, mund të themi se e teprojnë me sjelljen në shkallët e stadiumeve. Mjafton të shihni këtë video, se si ekzekutohet një goditje këndi atje, për të kuptuar se sa “afër dhe larg” janë tifozët me futbollistët. Videoja është shpërndarë nga “Casual Ultra”, ku tregohet një tifo-grup, që luan si “macja me miun” me kundërshtarin, kur ai donte të ekzekutonte goditjen nga këndi. Është dashur ndihma e dy punonjësve të sigurisë private, që të vijnë aty me çadra të hapura, të cilat të bëheshin mburojë për sendet e hedhura drejt lojtarit kundërshtar, që këndorja të kryhej.

A regular matchday in South America 🙄🙄

Publiée par Casual Ultra sur Mardi 13 août 2019

Loading...

Shpërndaj me

Loading...