Eksportuesit kërkojnë nga shteti mbështetje financiare dhe logjistikë. Ata mendojnë se gjatë promovimit të kompanive të tyre në panaire jashtë vendit, përfitime mund të ketë dhe ekonomia maqedonase. Ata dërguan një iniciativë në qeveri me disa kërkesa, ndër të cilat kërkojnë që në vend të ketë një institucion kompetent për kompanitë eksportuese dhe jo disa sikurse deri më tani. Gjithashtu kërkojnë që buxheti i kompanive eksportuese të jetë afatgjatë dhe jo njëvjeçar si dhe të financohet një stend kombëtare ku do të promovohen firmat vendase në tregjet e huaja.  Stendat nuk duhet të jetë më e lira, por në pjesën më tërheqëse të hapësirës së panairit.

Ne kërkojmë që një pjesë e këtyre fondeve të mbulohen. Qoftë në lidhje me stendën, qoftë për hapësirën, të na mbulohen disa fonde, sepse një vizitë në një panair është minimumi prej 25 deri në 30 mijë euro për një stend më të vogël- deklaroi GORAN ANTEVSKI, Zv/kryetar i Klubit të eksportueseve.

Eksportuesit besojnë se shteti duhet t’i ndihmojë sepse ata përballen me probleme siç është rritja e çmimit të lëndëve për prodhim dhe mungesa e fuqisë punëtore. Thonë se vetëm me rritjen e numrit të pjesëmarrjes në promovime ndërkombëtare kompanitë vendase mund të rrisin gamën e partnerëve të biznesit dhe bashkëpunëtorëve.

Një nga sfidat është sigurimi i fuqisë punëtore të kualifikuar. Format duhet të punojnë për të mbajtur stafin dhe për të tërhequr staf të ri që duhet të jetë me arsimim të përshtatshëm- thaGLIGOR CVETANOV, Kryetar I klubit të eksportueseve.

Në pesë muajt e parë të vitit tregtia e jashtme e vendit është afër shtatë miliardë dollarë. Vlera e mallrave të eksportuara nga vendi vlerësohet të jetë afërsisht tre miliardë dollarë dhe pothuajse katër miliardë dollarë është vlera e mallrave të importuara. Ekonomia më e fuqishme në Evropë, Gjermani një kohë të gjatë është partneri ynë më i mirë i biznesit, ku eksportohen pothuajse gjysma e prodhimeve tona.

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...