Kapacitetet vendore të përpunimit të drurit dhe sektori joqeveritar kërkojnë që shteti të vendosë certifikim të masës së drurit. Në këtë mënyrë prodhuesit vendor do të mund t’i shitnin lehtë përpunimet e tyre të drurit në tregjet botërore. Bëhet fjalë për dollape, tavolina, karrige, dërrasa dhe shumë produkte tjera nga druri. Nëse momentalisht ndonjë kompani vendore dëshiron të eksportojë produkte kulmore prej drurit jashtë vendit, duhet doemos të bëjë analizë rrënjësore me të cilën do të dëshmohet ligjshmëria e prerjes së drurit.

Duhet të dëshmohet se produkti është me prejardhje të ligjshme. Maqedonia fatkeqësisht është vendosur në kategorinë e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga masa e paligjshme e drurit për shkak se vendet e BE-së i referohen indeksit të korrupsionit – deklaroi Sasho Petrovski – Fondacion për Ndërlidhjen e Vlerave Natyrore dhe Njerëzve.

Që kompanitë vendore të mos u ekspozohen shpenzimeve të këtilla të mëdha dhe të mund t’i plasojnë lehtë produktet, kërkojnë nga kompetentët që të mundësohet njëri nga dy sistemet botërore të lëshojnë licenca, gjegjësisht certifikata për pyjet.

Ne nuk kemi të ofrojmë kuantitet krahasuar me Rumaninë, Bullgarinë, Serbinë, Bosnjën, Kroacinë, meqë ato janë rajone të mëdha pyjore në raport me tonat dhe për shkak të largësisë së tregjeve tradicionale në BE, kemi përshtypjen se certifikimi është një nga instrumentet e tregut që do të sigurojnë aftësi më të madhe konkurruese – shtoi ai.

Nga Ministria e Bujqësisë shprehen se janë duke e përgatitur tashmë gjithë projektin e masave që duhet të rrumbullakohen me lëshimin e certifikatave të këtilla.

Qëllimi përfundimtar i shtetit është që t’i qaset certifikimit të rreth 300 000 hektarëve të pyjeve me drunjtë të lartë, prej të cilëve prodhohet masë e drurit për industrinë e drurit – thonë nga Ministria e Bujqësisë.

Tashmë nga viti i ardhshëm pritet të fillojnë të lëshohen edhe certifikatat e para. Por, që të certifikohen edhe pyjet private edhe shtetërore do të nevojiten para. Një pjesë e tyre mund të sigurohen përmes subvencioneve nga programet për zhvillim rural.

Verica Pavlovska

 

Shpërndaj me