Ankesat e komunitetit të biznesit për ndryshimin e politikës së tatimit arritën edhe deri te ekspertët nga Bashkësia Ndërkombëtare. Analisti i shquar nga revista me renome Ekonomist, Maksimilijan Lambertson, vlerëson se pasiguria nuk është e mirë për biznesin. Ndërsa Odat ekonomike, kritikat ndaj qeverisë i adresuan pikërisht shkak u i mënyrës në të cilin “brenda natës” u publikua reforma e tatimit.

Kjo lidhet me temën e ambientit të qëndrueshëm për punë. Ndikimi i kësaj mase do të varet nga kompania në kompani dhe tatimet më të larta nuk duhet domosdoshmërisht të nënkuptojnë ndikim të mirë apo të keq. Por, çështja e rëndësishme është bashkëpunimi mes sektorit të biznesit dhe Qeverisë, që të gjithë të jenë të vetëdijshëm se çfarë po ndodhë dhe të kemi ambient të përshtatshëm- deklaroi Maksimilian Llambertson, ekonomist nga Britania e Madhe.

Nga Banka Evropiane e Investimeve, politikat tatimore të qeverisë nuk duan t’i komentojnë. Rezultatet dhe efektet thonë se do të mbetet t’i vlerësojnë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Ata vlerësojnë se masat e aplikuara nga Qeveria duhet të jenë në të mirë të gjithë qytetarëve.

Pa marrë parasysh se sa do të jenë të ndjeshme disa veprime ose disa aktivitete, gjithmonë duhet marrë parasysh vizioni afatgjatë dhe duhet të shpresojmë se masat do të sjellin rezultat. Megjithatë, nuk do të doja të komentoj epilogun nga gjithë kjo meqë, së pari, është vështirë të parashikohet, e së dyti edhe kjo nuk më takon mua ta them- pohoi Dubravka Negre, udhëheqëse e Bankës Investuese Evropiane për Ballkanin Perëndimor.

Pesë ditë pasi Qeveria njoftoi se do ta ndryshojë politikën tatimore nuk kanë të ndalur reagimet në opinion nga palët e prekura. Vërejtjet janë për mungesën e transparencës dhe publikimit pa debat publik. Plani i Qeverisë është tatimi progresiv të startojë nga Viti i Ri. Një pjesë e Odave ekonomike kërkuan shtyrjen e kësaj reforme. Tatimi progresiv nënkupton se të gjitha të ardhurat mbi 90 mijë denarë do të tatohen me 18%.

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me