Brent tregtohet me 62.87 dollarë/ fuçi
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpun...
Lexo më shumë...Kritikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë identike me paralajmërimet e organizatave vendore. Ata thonë se janë për rritjen e pagave, por të jetë e arsyeshme dhe jo në mënyrë artificiale. Pas vendimit për pensione më të larta, mund të ketë kokë-dhembje për Fondin Pensional.
Për momentin, kur të tejkalohet kjo linjë e produktivitetit mund të ketë pasoja të papritura. Përveç largimit të punëtorëve nga puna, mund të ketë presion ndaj punëtorëve lidhur me manipulimin e të drejtave të tyre të punës. Çdo rritje e pensioneve mbi normativën ligjore mund të sjellë jo- stabilitet të sistemit pensional, që tërësisht mund ta destabilizoj edhe deficitin buxhetor”-theksoi Tereza Koçovska, Finance Think.
Koçovska thotë se disa herë kanë tentuar t’ia sqarojnë Qeverisë se për realizim më të mirë të investimeve kapitale nevojitet planifikim afatgjatë i projekteve. Edhe këtë vit, nga arka e shtetit nuk do të shpenzohen 400 milionë eurot e planifikuar për projekte kapitale, ngjashëm sikur dy vitet e fundit.
Kur në anën e daljeve të buxhetit rriten shpenzimet, në këtë rast tani do të ketë rritje të shpenzimeve për pensionet, atëherë në një afat të shkurtër nuk do të ketë një efekt të drejtpërdrejtë në investimet kapitale, pasi ato kanë qenë në realizim për një kohë të gjatë. Duhet të gjinden zgjidhje strukturore afatmesme dhe afatgjata, për hartimin dhe zbatimin e tyre”-tha Tereza Koçovska, Finance Think.
FMN në raportin për Maqedoninë nuk pajtohet as me parashikimet e Qeverisë për rritjen e Prodhimit Bruto Vendor dhe parashikon rritje më të ulët ekonomike vitin tjetër. Ministrja e Financave, Nina Angelovska, ka thënë që FMN-ja, përveç kritikave në raport, ka shkruar edhe fjalë pozitive për politikën fiskale të Qeverisë. Sidoqoftë, pika kryesore e institucionit financiar ndërkombëtar është se kthimi nga tatimi progresiv në atë të sheshtë, i ka lënë në hije reformat e filluara, që kishin fillim të mirë, por që nuk vazhduan me zbatimin.
Ile Petrevski
Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme. Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpun...
Lexo më shumë...Marijan Risteski nga nisma “Stop Përmbaruesve” në paraqitjen e tij të sotme në emisionin Magazina Ekonomike në...
Lexo më shumë...Ndryshimi i shpeshtë i ligjeve është pengesë për veprimtarinë e tyre, thonë kontabilistët. Ata shprehen se ndr...
Lexo më shumë...Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure. Kështu, treguesit referencë për naftën e papër...
Lexo më shumë...